Gërvalla për Byronë: Bash askush s’qëndron mbi ligjin, pasuria e pajustifikueshme s’do ketë strehë

14:56 | 29 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas shqyrtimit të dytë të tij.

Për miratimin e këtij ligji ka shkruar ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila tha se “Byroja Shtetërore” po bëhet.

“Pasuria e pajustifikueshme nuk do të ketë më strehë te pushteti, ndikimi apo emri i askujt. Ligji duhet dhe do të vlejë për të gjithë, pa përjashtim. Sepse askush, bash askush, nuk qëndron mbi ligjin në Republikën tonë”.

Ndërkohë, në sheshet e Prishtinës në protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt po kërkohet dorëheqja e Gërvallës, derisa protestuesit po e akuzojnë sistemin e drejtësisë për dështimin në mbrojtjen e jetës së Zekajt.

Komento: