Gërvalla për sulmi*n në Gjermani: Populli i Kosovës është i tronditur, lutjet tona janë me viktimat dhe familjet

08:08 | 21 Dhjetor 2024
gervalla-per-sulmi*n-ne-gjermani:-populli-i-kosoves-eshte-i-tronditur,-lutjet-tona-jane-me-viktimat-dhe-familjet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Në një post në platformën X, ajo ka thënë se populli i Kosovës është i tronditur dhe i shtangur nga sulmi i poshtër në një treg paqësor të Krishtlindjeve në Magdeburg.

“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kjo dhunë çnjerëzore duhet luftuar me vendosmëri”, ka thënë Gërvalla.

Komento: