Gërvalla: Po punojmë çdo ditë që Kosova të jetë në agjendën e KiE-së, shanset 50/50

14:03 | 14 Maj 2024
gervalla:-po-punojme-cdo-dite-qe-kosova-te-jete-ne-agjenden-e-kie-se,-shanset-50/50

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se po punohet që Kosova të futet në agjendën e takimit të ministrave të Këshillit të Evropës, që mblidhen këtë javë.

Gërvalla, në një intervistë për SyriTV, tha se gjasat që aplikimi i Kosovës të jetë në agjendën e takimit të KiE-së janë 50/50.

“Nuk mund t’ju them se ne do të punojmë, edhe nesër, edhe më datën 15-16 maj do të punojmë, me qëllim që Kosova të vendoset në agjendë dhe të anëtarësohet, sepse Kosova e meriton. Nuk mund t’ju them a vendoset ose jo, është 50/50, sa janë shanset që të vendoset, aq janë të mos vendoset”, tha Gërvalla.

Komento: