Gërvalla: Problemi i Vuçiqit s’është Asociacioni, por vetë ekzistenca e Kosovës

17:38 | 30 October 2024
gervalla:-problemi-i-vuciqit-s’eshte-asociacioni,-por-vete-ekzistenca-e-kosoves

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, por se atë e shqetëson vetë ekzistenca e Kosovës.

“Mos i besoni këta njerëz të rrezikshëm. Asnjë fjalë. Vuçiqi po përgatitet, është i gatshëm për më shumë. Ka murale gjigante nëpër Serbi që thonë se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Murale të tilla në një vend të tillë autokratik, s’janë rastësi. Përditë e më shumë ekspertë paralajmërojnë se Serbia i ngjan Serbisë fashite të viteve ’90…Problemi i Vuçiqit s’ka të bëjë me Asociacionin, por me vetë ekzistencën tonë. Për të Asociacioni nuk është vegël për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është opsion për ta copëtuar një vend të territorit tonë”, tha Gërvalla.

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë interes të shkatërrojnë Kosovën, por sipas saj askush nuk mund të mashtrohet.

“Ta sqarojmë njëherë se nuk ka asnjë vend në botë, që quhet Kosovë e Metohi. Ka Kosovë, Kosova apo Republika e Kosovës…Të mos besohet asnjë nga gënjeshtrat se kinse qytetarët e Kosovës nuk kanë qasje në shëndetësi, arsim dhe llogari bankare. Realiteti është i qartë. Përfundimisht qytetarët po marrin frymë lirshëm dhe pa frikë nga bandat kriminale…Vuçiqi e Putini s’janë dorëzua. Ata kanë interes të shkatërrojnë Republikën e pavarur të Kosovës edhe me forcë. Askush s’mund të mashtrohet. Është dëshmuar tashmë e do ta provojnë prapë”, ka thënë Gërvalla. /teve1.info/

Komento: