Edhe Donika Gërvalla ka reaguar mbi situatën në veri.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shprehur mendimin e saj në lidhje me situatën e krijuar në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.
Gërvalla në një lidhje direkete në emisionin A23 në ATV ka folur nga New York-u, ku tha se mendon që Serbia luan lojën që ka luajtur vazhdimisht.”Unë mendoj që Serbia luan lojën që ka luajtur vazhdimisht, të provokoj situatën sidomos kur jemi në proces të dialogut. Vazhdimisht është provokuar situata dhe ka mbizotëruar përpjekja e Serbisë që ky proces i dialogut në Bruksel, të ketë si temë të vetme vetëm eskalimin situatës, e cila ka eskaluar në secilën prej rasteve përmes akteve të Serbisë”, tha ajo.
Tutje Gërvalla ka folur edhe për konfliktin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
‘‘Mendoj që Serbia duhet ta shohë mundësin reale që ekziston në këtë proces në të cilin ndodhet me Qeverinë e Republikës së Kosovës për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të konfliktit që kemi, pra për njohjen e ndërsjelltë, e cila do ti hapte rrugën një zhvillimi më të mirë të dy vendeve tona dhe të rajonit. Por sjellja e tillë fatkeqësisht nuk është e re, do të kishim shpresuar të ishtë ndryshe, por ja që nganjëherë gjërat nuk ndryshojnë”, shtoi ajo.