Gërvalla: Rezultatet preliminare s’i kanë marrë në konsideratë votën e mërgatës, do ta formojmë qeverinë e ardhshme

23:38 | 09 Shkurt 2025
gervalla:-rezultatet-preliminare-s’i-kane-marre-ne-konsiderate-voten-e-mergates,-do-ta-formojme-qeverine-e-ardhshme

Donika Gërvalla nga partia Guxo nga selia e Vetëvendosjes tha se rezultatet preliminare nuk e kanë marrë në konsideratë edhe votat e diasporës, duke u shprehur e bindur se pas numërimit të tyre do të bëjnë Qeverinë.

“Sot kjo ditë ka shënuar një fitore të madhe për koalicionin të madhe. Kryeministri e tha, kemi vetëm rezultate preliminare dhe mbi të gjitha këto rezultate nuk e kanë marrë në konsideratë ende një faktor të rëndësishëm që është vota e mërgatës. Gjatë ditëve të ardhshme do ta kemi rezultatet finale dhe Do ta formojmë qeverinë së bashku dhe do të udhëheqim me ndershmëri në katër vjetët e ardhshëm”.

Komento: