Gërvalla: Sakrifica e heroit Ismet Rrahmami është gurthemeli mbi të cilin është ndërtuar liria jonë

22:16 | 27 Gusht 2024
gervalla:-sakrifica-e-heroit-ismet-rrahmami-eshte-gurthemeli-mbi-te-cilin-eshte-ndertuar-liria-jone

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasoprës, Donika Gërvalla, ka thënë bërë homazhe tek varri i heroit, Ismet Rrahmani, në 26-vjetorin e rënies së tij.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se mësuesi Ismet Rrahmani ishte frymëzim për ata që e deshën lirinë më shumë se jetën.

“Shtatori i vitit 1998 do e gjente larg nxënësve dhe shkollës që udhëhiqte para se ajo të mbyllej dhe ai të merrte në krah pushkën e lirisë.Në kohë lufte, në ato ditë të errëta dhe të vështira, qindra qytetarë erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit mësuesit që u bë komandant, aktivistit që u bë simbol i qëndresës, heroit, Ismet Rrahmani”.

“Në 26 vjetorin e rënies, te kulla e heroit, në fshatin Aqarevë të Skenderajt bëmë nderime duke përkujtuar dhe vlerësuar lartë jetën dhe veprën, sakrificën dhe vetëflijimin për liri. Ismet Rrahmani nuk ishte thjesht një njeri i diturisë, por një frymëzim për ata që e deshën lirinë më shumë se jetën. Sakrifica e tij është gurthemeli mbi të cilin është ndërtuar liria jonë, dhe vetëflijimi i tij është përjetësisht i gdhendur në kujtesën tonë kolektive”, ka thënë Gërvalla.

Komento: