Gërvalla: Serbia mbetet një kërcënim për fqinjët e saj

10:09 | 30 Qershor 2024
gervalla:-serbia-mbetet-nje-kercenim-per-fqinjet-e-saj

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut, në Kroaci, tha se Serbia mbetet një kërcënim për fqinjët e saj.

Gërvalla, në një postim në rrjetin social Facebook, tha se dhe lidershipi i qeverisë së tij, që vijnë nga e kaluara e Millosheviqit, po e bllokojnë një të ardhme më të ndritur të rajonit.

“Arsyeja pse Serbia mbetet një kërcënim për fqinjët e saj. Vuçiq dhe lidershipi i qeverisë së tij që vijnë nga e kaluara e Millosheviqit, po na bllokojnë të gjithëve ne nga sigurimi i një të ardhme të ndritur”.

Gërvalla tha se kjo udhëheqje, politike e Serbisë, nuk është distancuar nga e kaluara e saj, dhe e pengojnë të ardhmen e rajonit.

Kujtojmë se me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka qëndruar në Kroaci ku ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut. Kjo platformë tashmë tradicionale paraqet një mundësi të mirë për diskutimin e sfidave aktuale të politikës ndërkombëtare.

Komento: