Gërvalla takohet me Leyen, ja për çfarë biseduan

18:10 | 29 September 2021

Donika Gërvalla, sot ka pasur një takim të rëndësishëm.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila qëndroi për vizitë në Kosovë.

“Gjatë bisedës, temë qendrore ishte rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e ministrisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ministrja Gërvalla theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane. Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë vendin me standardet e BE-së”.

Gërvalla dhe Von der Leyen kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19.

Komento: