Gërvalla takon kongresistin amerikan, flasin për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në rajon

21:49 | 25 Maj 2024
gervalla-takon-kongresistin-amerikan,-flasin-per-veprimet-destabilizuese-te-serbise-dhe-rusise-ne-rajon

Në vazhdën e takimeve me kongresistë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla është pritur në takim nga kongresisti demokrat Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i Kosovës.

Gërvalla dhe Meeks diskutuan rreth intensifikimit të vizitave të kongresistëve amerikanë në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta, si në politikën e jashtme të Kosovës ashtu edhe në programe të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë dhe arsimit.

Gjatë këtij takimi u ri-konfirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve dhe dy popujve, duke potencuar se qytetarët e Kosovës, edhe nga matjet ndërkombëtare, dalin të jenë qytetarët më pro-amerikanë në botë.

Gërvalla dhe Meeks biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë e Rusisë në rajon.

Kryediplomatja Gërvalla informoi në detaje kongresistin Meeks rreth veprimeve të ndërmarra për shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, duke realizuar kështu një prej premtimeve më të rëndësishme për shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.

Komento: