Gërvalla takon ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, në fokus bashkëpunimi dhe investimet strategjike

19:50 | 27 Maj 2024
gervalla-takon-ministrin-e-zhvillimit-nderkombetar-te-kanadase,-ne-fokus-bashkepunimi-dhe-investimet-strategjike

Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike, investimeve në energji të pastër dhe mbrojtje të mjedisit, ishin temat në fokus të takimit që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen.

Gjatë këtij takimi Gërvalla, e shoqëruar edhe nga kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila, e njoftoi Hussenin rreth progresit që ka arritur Kosova në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillim ekonomik, përcjell Klankosova.tv.

Më tejMinistrja Gërvalla dhe Hussen biseduan edhe rreth potencialit të madh të Kosovës në zhvillimin ekonomik, duke u nisur nga rinia, pasuritë natyrore dhe ambienti i favorshëm i të bërit biznes.

Gërvalla dhe Hussen theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve duke u zotuar për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Komento: