Gërvalla takon Waitzin, merr mbështetje për integrimin e Kosovës në BE

21:14 | 14 Nëntor 2023
gervalla-takon-waitzin,-merr-mbeshtetje-per-integrimin-e-kosoves-ne-be

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, njofton se është e lumtur që është takuar sërish me, siç e cilësoi, mikun e madh të Kosovës, eurodeputetin e Gjelbër, Thomas Waitz.

Me anë të postimit në platformën X, ajo shprehet se diskutuan aktin e fundit të agresionit të Serbisë dhe rrugën drejt integrimit të Kosovës në BE.

Ndërkaq po përmes kësaj platforme, Waitz u shpreh se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

Komento: