Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim pasurie

10:38 | 19 November 2024
gervalla-thote-se-eshte-e-pafajshme-per-mosdeklarim-pasurie

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është paraqitur sot në gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim pasurie.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, Gërvalla ka deklaruar se është e pafajshme dhe ka refuzuar të pranojë akuzat.

Sipas aktakuzës, ajo akuzohet për “Mosraportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe detyrimeve financiare”, pasi nuk ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortit të saj, një pronë kadastrale të pa deklaruar dhe një biznes që ajo mban në Gjermani.

Komento: