Gërvalla thotë se Kosova do bëjë gjithçka për ta ndihmuar Ukrainën

22:53 | 27 Shkurt 2022

Edhe Kosova do t”i dalë në ndihmë Ukrainës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën që të fitojë luftën ndaj Rusisë.

Gërvalla e quajti presidentin rus, Vladimir Putinin një diktator, dhe tha se agresioni i këtij të fundit ndaj Ukrainës i kujton kohën më të keqe në historinë e re, kur Kosova u sulmua “nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë”.

“Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus Putin na kujton kohën më të keqe në historinë tonë të re kur Kosova u sulmua nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë”. Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën dhe botën demokratike që ta fitojë këtë luftë”, ka shkruar ministrja në një postim në Twitter.

Komento: