​Gërvalla thotë se po paralajmërohet rreziku ndaj sigurisë dhe paqes në Evropë

17:06 | 23 October 2022

Donika Gërvalla foli për rrezikun ndaj sigurisë dhe paqes në Evropë.

Ajo tha se po paralajmërojnë siç ishte paralajmëruar për Millosheviqin dhe Vuçiqin në vitet e 90-ta.

“Për sa i përket rrezikut ndaj sigurisë dhe paqes në Evropë, prapë po i përmendi faktet, po paralajmërojmë edhe njëherë, si ata që kanë paralajmëruar për Millosheviqin dhe Vuçiqin në vitet e 90-ta , dhe ata që paralajmëruan për Putinin dhe duart e tij të zgjatura që nga viti 1999”, tha ajo.

Gërvalla u shpreh se Albright i kishte vërejtur rreziqet dhe ka pasur kurajo që të ballafaqohet me të tjerët.

“Kemi kërkuar që të na dëgjojnë, gjashtë luftëra të tmerrshme edhe gjenocid në Ballkan, e dhjetëra konflikte të tilla që janë zhvilluar diku tjetër, por Albright ishte ndryshe, e kishte atë shqisë, i vërejti rreziqet dhe pati kurajo që të ballafaqohet me të tjerët, me të vërtetën e pa pëlqyeshme. Ajo theksoi se si Millosheviqi ishte rrezik i drejtpërdrejt për paqen në Ballkan dhe ishte ajo që tha se ai nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes, por është pjesë e problemit. Albright mori hapat e domosdoshëm për ta ndalur Millosheviqin nga shkatërrimi i paqes, ajo arriti ta bënte këtë përmes një analize të qartë”, u shpreh tutje ajo.

Komento: