Gerxhaliu: Largimi i Kosovarëve-Një krizë e heshtur

08:52 | 23 Shtator 2024
gerxhaliu:-largimi-i-kosovareve-nje-krize-e-heshtur

Eksperti i ekonomisë , Safet Gerxhaliu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se  largimi i kosovarëve në heshtje është më i rrezikshëm se egzodi masiv shkruan FrontOnline

Ai thekson se “mungesa e stabilitetit politik dhe perspektivës ekonomike po rrit ankthin e qytetarëve për të ardhmen e tyre.” Masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe paralajmërimet për një konflikt eventual me Serbinë shtojnë panikun në shoqëri.

Gerxhaliu vëren se “në Kosovë po ndodh një largim masiv, por këtë herë në heshtje dhe pa shumë vëmendje.” Pamjet nga Aeroporti “Adem Jashari” tregojnë për një fluks të madh të njerëzve që po largohen, duke u justifikuar nga qeveria si pushime verore apo vizita familjare.

“Realiteti është më i komplikuar,” thotë ai, duke përshkruar këtë ikje si një krizë të thellë mungese mundësish. Largimi i të rinjve dhe profesionistëve “po shkatërron ekonominë e Kosovës,” paralajmëron Gerxhaliu.

Ai përmend rritjen e fluturimeve nga aeroporti me 60% krahasuar me vitin e kaluar dhe thekson se “qeveria nuk ka marrë masa për ta adresuar këtë krizë.” Nëse situata vazhdon, “Kosova do të humbasë një pjesë të madhe të kapitalit të saj njerëzor,” duke u kthyer në një vend me pak mundësi për të rinjtë. Kjo krizë, siç përfundon ai, “po minon themelet e shoqërisë dhe ekonomisë sonë.”FrontOnline

Komento: