Gërxhaliu thotë se taksa nuk ndikoi pozitivisht në ekonominë e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gërxhaliu thotë se taksa nuk ndikoi pozitivisht në ekonominë e Kosovës

17:29 | 24 Gusht 2019

Taksa kundër Serbisë po vazhdon të jetë një temë e ndjeshme.

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky vit ka qenë i pasuksesshëm ekonomikisht për Kosovën.

Sipas tij taksa e vendosur nga Kosova ndaj produkteve me origjinë serbe ka pasur një ndikim negativ, pasi që sasia e importit të mallrave nuk është ulur dhe se xhepat e qytetarëve të Kosovës janë prekur direkt nga një vendim i tillë, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Gërxhaliu thotë se efektet e taksës mund të maten me atë se sa është rritur eksporti i Kosovës dhe nëse sasia e mallrave të importuara është zvogëluar.

Taksa 100 për qind për mallrat serbe është vendosur në fund vitin e 2018-ës nga Qeveria e Ramush Haradinajt, ndërkohë presionet për largimin e një vendimi të tillë kanë qenë të mëdha.

Sipas deklarimeve të zyrtarëve serbë, si pasojë e taksës Serbia është duke humbur dhjetëra miliona euro

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!