Getinjo zbulon detaje nga ribashkimi i Mizzik me Loredanën

18:31 | 27 Dhjetor 2020

Getinjo jep deklaratën e papritur për ribashkimin e Mozzik dhe Loredanës.

E gjithë vëmendja e mediave dhe fansave këto kohë ka qenë e drejtuar nga dyshja Mozzik dhe Loredana, për bashkimin e të cilëve ka aluduar edhe publiku, shkruan lajmi.net.

E kur detajet thonë se ata janë bashkë, vetë dy reperët nuk kanë folur asnjëherë publikisht, duke mohuar apo pohuar një gjë të tillë.

I ftuar në “Shiko Kush luan”, ai u pyet gjatë lojës “Paintball” nëse lajmin e ribashkimit ua tregoi ai para njerëzve të shtëpisë apo ata e dinin para tij.

“Ata e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë kurrë të ndarë përjetë pasi vajza i bashkon”, u shpreh Getinjo.

Komento: