Getinjos i vdes një familjar, nuk i kumtohet lajmi në Big Brother Vip Kosova

18:36 | 13 Dhjetor 2022

Getinjos i vdes daja, lajmin e bëri të ditur Mozziku: Shpirtin na kalle dajë.

Sot ka vdekur daja e dy reperëve të njohur kosovar, Getinjos dhe Mozzikut.

Lajmin e ka bërë të ditur Mozziku, përmes një postimi në Instagram, përcjell Klankosova.

“O dajë krejt mi ke mësu, veç qysh me ia bë pa ty harrove me më msu. Shpirtin na kalle o daja ma i mirë”, ka shkruar ndër të tjera Mozziku.

Ndërkaq, Getinjo nuk është në dijeni për një gjë të tillë, sepse siç dihet ai tashmë është banor i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Komento: