Getoar Selimi feston sot ditëlindjen, ky është urimi i ëmbël i Marinës

10:21 | 03 Korrik 2024

Artisti i njohur shqiptar, Getoar Selimi feston ditëlindjen dhe mbush plot 42 vjeç.

Ai është padiskutim ndër artistët më të mirë të estradës dhe numëron dhjetëra hite në repertorin e tij prej vitesh.

Me rastin e ditëlindjes ai ka marrë urime të shumta, ku më i veçanti ishte ai nga partnerja e tij, Marina.

“Sytë e mi ende ndizen sa herë takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos vdesë kurrë. Gëzuar ditëlindjen zemër. Të dua”-ka shkruar ajo.

Komento: