Getoar Selimi i bën dhuratë luksoze gruas së tij, Marinës

15:39 | 28 Prill 2024

Reperi, Getoar Selimi i njohur me nofkën “Ghetto Geasy” është mjaft i rezervuar sa i përket familjes.

Ai kohët e fundit është duke pergatitur këngë te rëja, ku njëra ndër to pritet të jetë me fenomenin Luiz Ejlli.

Por, Geti së fundmi i ka bërë një dhuratë super luksoze gruas së tij, Marina Vjollcës.

Një veturë BMW XM, lloj i veturës që kalon shifrën e 200 mijë eurove.

Kujtojmë, që Geti dhe Marina janë prindër të nje vajze të cilën e pagezuan me emrin Marget.

Ndryshe, para pak ditësh xhiruan në klipin e ri që do të jetë në bashkëpunim me Luizin.

Komento: