Kryeministri Haradinaj mbërriti në Amerikë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur më në fund që ta deklarojë shkuarjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, kryetari i Qeverisë ka treguar se është në Detroit të SHBA’së.
“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, ka shkruar Haradinaj.
E këtë postim të Haradinajt, brenda pesë minutave e kanë shpërndarë i gjithë Zyra e Kryeministrit.