Gëzim Kelmendi, Hotit: A guxon ta kritikosh Thaçin që nuk po bartë maskë

22:58 | 26 Korrik 2020

Gëzim Kelmendi ka një pyetje për kryeministrin Hoti.

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, me anë të një statusi në Facebook ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti kishte kritikuar Policinë dhe Inspektoratin që nuk po i gjobisnin sa duhet qytetarët që nuk kanë respektuar masat. Ndërsa Kelmendi pati akuza tjera për Hotin.

“Kryeministër Hoti, pasi që padrejtësisht e kritikove policinë dhe inspektoratin, a guxon me kritiku presidentin Thaçi që sot po shetitet nëpër Prizren pa maskë në fytyrë?”, ka thënë ai.

Komento: