Gëzim Sveçla sot para gjykatës, pritet të caktohet masa ndaj tij

13:08 | 11 Dhjetor 2024
gezim-svecla-sot-para-gjykates,-pritet-te-caktohet-masa-ndaj-tij

Shefi i Asamblistëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Gëzim Sveçla, ka dalur sot para gjykatës.

Në ambientet e Gjykatës Themelore është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.

“Seanca ka nisur në ora 11:00. Nuk e di ende se a ka përfunduar. Për vendimin do të njoftoheni me kohë”, tha Gashi.

Sveçla ditë më parë në seancën e Kuvendit Komunal kishte dëmtuar pajisjet elektronike në sallë.

Siç merr vesh Klankosova.tv, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

 

Komento: