Gëzimja me burrë e vajzë kthehen nga Amerika, Remzia nuk përmbahet nga emocionet kur i takon

12:41 | 28 Maj 2020

Gëzime Hamzaj është tani një emër shumë i dashur për publikun.

Ajo u bë shumë e përfolur pas martesës me djalin e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit, Hamzan, përcjell ORAinfo.

Para pak javëve çifti janë bërë prindër për herë të parë. Lindja e gëzimes ka ndodhur në Amerikë.

E për shkak të pandemisë, ajo me burrin e saj deri tani nuk kanë mundur të vijnë në Kosovë.

Ardhja e tyre e ka emocionuar shumë këngëtaren Remize Osmani.

Ajo ka publikuar një foto familjare, ku shfaqet duke e mbajtur në krahë mbesën e saj.

“Qoftë e bekuar çdo familje, Amin”, e ka përshkuar foton ku shihet e gjithë familja.
Kaq bukur po duken ata se bashku. /ORAinfo/

Komento: