Gëzimja rregullohet si nuse për festën e Fitër Bajramit, shfaqet në krahët e Emas

22:20 | 02 Maj 2022

Gëzime Hamzaj, është njëra nga personazhet më të lakuar në mediat rozë.

Ndonëse, nuk është e angazhuar në ndonjë profesion të caktuar, ajo mundohet të jetë gjithmonë aktive në rrjetet sociale, shkruan ORAinfo.

Reja e Remzies, tani më shumë po përkujdeset për rritjen e vajzës së saj, Emmës, e cila tashmë ka dy vite.

E sot për festën e Fitër Bajramit, Gëzimja është kujdesur që të duket bukur.

Ajo për Bajram e ka veshur bukur edhe vajzën e saj, Eman.

“Me fat Bajrami’, ka qenë përshkrimi i fotos ku shfaqen nënë e bijë. /ORAinfo/

Komento: