Giampaolo fillon ‘gjahun’ te Milani sapo u emërua trajner i Torinos, e kërkon këtë lojtar

19:01 | 07 August 2020

Në mesfushën e Milanit pritet të ketë një revulocion përpara sezonit të ardhshëm.

Lucas Biglia dhe Jack Bonaventura tashmë janë larguar nga klubi dhe megjithëse pritet një nënshkrim me Rade Krunic për të mbetur në klub.

Sipas Corriere Dello Sport, Torino është shumë i interesuar për shërbimet e mesfushorit Krunic, përcjell ORAinfo.

Marco Giampaolo është shpallur si trajner i ri i tyre dhe ai dëshiron të ribashkohet me Krunic duke filluar sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, Milani e bëri të qartë se ata nuk duan të ndajnë rrugë me boshnjakun.
Ai regjistroi 18 paraqitje (dhe një asistim) për kuqezinjtë këtë sezon të kaluar por vetëm në gjashtë prej ndeshjeve ishte nga fillimi.

Thënë kjo, ai është një lojtar i rëndësishëm për thellësinë dhe megjithëse nuk ka qenë aq i suksesshëm sa ish shoku i tij i skuadrës së Empoli, Ismael Bennacer. /ORAinfo/

Komento: