Giampaolo i ‘qon peshë’ tifozët ‘Kuq e Zi’ me këtë deklaratë në prezantimin e tij

08:57 | 09 Korrik 2019

Milan është bërë kohë me parë me trajner të ri.

Marco Giampaolo u prezantua sot zyrtarisht si trajner i Milanit dhe dha intervistën e parë, në prag të nisjes së përgatitjeve të skuadrës kuqezi, për sezonin e ri futbollistik.

Tekniku kuqezi kujton nisjen e karrierës së tij 5 vite më parë në Serinë C dhe thekson se stoli i Milanit është si një vlerësim për punën e tij në këto vite, duke qenë i bindur se e ka merituar.

“Kur më telefonoi Maldini, u nisa menjëherë për në Milano. Mendoj se vij te Milani në moshë ne duhur dhe e shoh këtë sfidë, si një shpërblim për karrierën time, kur kujtoj se e kam nisur në Serinë C, disa vite më parë”, tha Giampaolo.

Më pas trajneri i kuqezinjve foli edhe për idetë e tij që ka ndërmend t’i transmetojë skuadrës, duke pranuar se objektivi primar do të jetë të krijojë një ekip që di të shprehet mirë në fushën e lojës.

“Kam mijëra ide në kokë, që duhet t’i implementojmë, pasi Milani duhet të ketë një identitet në fushën e lojës dhe jo të njihet vetëm për fanellën kuqezi. ‘Kokën lart dhe luaj futboll’, do të jetë motoja ime te Milani, Nuk më pëlqen të flas për titullarë dhe rezerva, por për futbollistë të motivuar, që janë gati të bëjnë më të mirën në fushën e lojës dhe të shkruajnë një faqetë historisë”, tha tekniku i Milanit.

Komento: