Giampaolo me ‘fshesë’ të Milan, i largon këta 5 lojtarë

12:57 | 22 Korrik 2019

Krahas transferimeve, Milan pritet t’i largojë disa lojtarë të cilët nuk pritet të jenë në planet e trajnerit të ri, Marco Giampaolo.

Pas largimit të Andre Silva drejt Monakos, edhe një lojtar do të largohet shumë shpejt nga Milan.

Dipas Gazzetta Dello Sport, është Suso ai i cili nuk është në planet e trajnerit Giampaolo dhe pritet të largohet gjatë verës, përcjell ORAinfo.

Negociatat janë aktualisht në vazhdim midis Milanit dhe Romës për spanjollin, duke punuar për të gjetur një zgjidhje.

Përveç tij, e ardhmja e Kessie dhe Cutrone do të vlerësohet, edhe pse oferta më e ulët se 35-40 milion euro nuk do të pranohet.

Së fundi, ardhja e Theo Hernandez ka vënë në pikëpytje edhe të ardhmen e Laxalt dhe Rodriguez, pasi një prej tyre pritet të largohet nga San Siro këtë muaj për një tarifë prej rreth 15 milion euro.

Kësisoj, Suso, Kessie, Cutore dhe Laxal vs Rodriguez, janë emrat që pritet të largohen gjatë kësaj verë nga ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: