Giampaolo merr këtë vendim për Bennacer

11:35 | 30 Gusht 2019

Transferi i ri i Milanit, Ismael Bennacer ka marrë një lajm të mirë nga trajneri Marco Giampaolo.

Pasi ndeshjen e parë në Serie A kundër Udineses mbeti në bankinë, Giampaolo ka marrë vendim që Bennacer të nis ndeshjen nga Minuta e parë kundër Brescia, përcjell ORAinfo.

Kësisojë debutimi i tij do të jetë para tifozëve të Milanit, në ‘San Siro’

Ish-lojtari i Empoli do të luajë si mesfushor i thellë në formacionin 4-3-3. /ORAinfo/

Komento: