
Marco Giampaolo, trajneri i ri i Milanit, ka zbuluar se kush do të jetë mbajtësi i ri i penalltisë për kuqezinjtë sezonin e ardhshëm.
Krzysztof Piatek, sulmuesi 24-vjeçar polak, do të jetë ai që do të marrë vendin e duhur, përcjell ORAinfo.
Piatek shpërtheu në skenë sezonin e kaluar, fillimisht me Genovan me të cilin ai shënoi 19 gola, përpara se të blihej nga klubi Milanez në dritaren e transferimit të dimrit për 35 milionë euro.
“Piatek do të gjuajë penalltitë. GJatë viteve të fundit Milan ka pasur telashe në ndëshkimin e penalltive”, ka thënë Giampaolo. /ORAinfo/
