Trajneri i ri i Milanit në siklet gjatë konferencës për shtyp.
Marko Xhampaolo doli sot para gazetarëve në një konferencë të gjatë për shtyp, ku u prezantua si trajneri i ri i Milanit.
I veshur me kostum, por pa kollare, 51-vjeçari, nuk mundi të fshehte emocionet e tij, në këtë ditë të shënuar në karrierën e tij.
Në një moment, i ndodhur në siklet, tekniku italian, ka ndërprerë konferencën, duke kërkuar një facoletë për të fshirë djersët.
“Më sillni një facoletë sepse po më dalin djersë!” – u shpreh trajneri i ri i Milanit.