Giampaolo nuk e dëshiron në ekip, lojtari i njohur vendos për të ardhmën e tij

13:28 | 27 Gusht 2019

Diego Laxal nuk do të jetë pjesë e Milanit sezonin e ri.

Ai pritet të largohet nga ‘San Siro’ gjatë kësaj vere. Të interesuar për të janë tri ekipe.

Atalanta, Marseille dhe Torino kanë shprehur interesim për transferimin e yllit uruguaian, përcjell ORAinfo.

Edhe pse raportohej për një marrëveshje të arritur mes lojtarit dhe Atalantës, tani duket se gjërat kanë ngecur.

Kjo pasi siç raporton TMË, disa kërkesa të lojtarit nuk janë plotësuar nga Atalanta.

Sidoqoftë nesër pritet të Laxalt të marrë vendim përfundimtar nëse do t’i bashkohet Atalantas, apo do të hap mundësinë për tu transferuar në Francë të Marseille. /ORAinfo/

Komento: