Giampaolo nuk ia ka frikën këtij lojtari

16:12 | 16 Shtator 2019

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo nuk e tregoi frikën e tij ndaj Interit përpara derbit të javës së ardhshme kundër Nerazzurri kur bisedoi me median italiane Sky Sports.

Duke iu përgjigjur pyetjes për ish mesfushorin e Sassuolo, Stefano Sensi në Inter, Giampaolo nuk ishte i shqetësuar, përcjell ORAinfo.

“Sensi në Inter? Epo, unë kam ekipin në AC Milan dhe kjo vlen më shumë se gjithçka për mua. Këta njerëz janë duke punuar mirë.”

Interi aktualisht është në krye të tabelës së ligës pas një fillimi perfekt të kampionatit, me tre fitore në tre ndeshje. Fitorja e vështirë e 1-0 e kuqezinjve kundër Veronës mbrëmë e vendosi klubin në vendin e 7-të, duke u ulur në gjashtë pikë pas dy fitoreve dhe një humbje, kundër Udineses në ditën e hapjes./ORAinfo/

Komento: