Giampaolo tregohet rigoroz, nuk e inkuadron lojtarin që e transferoi këtë verë

17:02 | 05 Shtator 2019

Rade Krunic ende nuk e ka bërë debutimin e tij zyrtar në fanellën e Milanit.

Mesfushori boshnjak, sipas Gazzetta Dello Sport, ende duhet të shkollohet nga Giampaolo, përcjell ORAinfo.

Menaxheri i kuqezinjve kërkon një punë të veçantë në mesfushë, e cila do të kërkojë nga lojtarët të lënë mënjanë instinktet e tyre, duke punuar bazuar në atë që është më e mira për sistemin në vend.

Giampolo është duke u munduar që të ndërtojë një skuadër ku idetë e tijtë jenë të pranueshme nga lojtarët kuqezinj. /ORAinfo/

Komento: