
Marco Giampaolo, ka vendosur një rekord të ri të klubit në të gjitha kohërat, duke zgjatur vetëm 111 ditë si Trajner i Milanit para shkarkimit të tij.
Ish-shefi i Empoli dhe Sampdoria u shkarkua sot, me Stefano Pioli që pritet gjerësisht të marrë përsipër sonte vendin e tij, përcjell ORAinfo.

Giampaolo është Trajneri me shërbimet më të shkurtra në historinë e Milanit.
Ai kishte vetëm shtatë ndeshje në krye, duke rezultuar në tre fitore dhe katër humbje.Skuadra e tij shënoi gjashtë gola dhe pranoi nëntë, të gjithë në Serie A./ORAinfo/