Giampolo gjen mesfushorin e duhur për Milanin, gati transferi

18:17 | 01 Korrik 2019

Giampaolo heq dorë nga Torreira, gati t’ia besojë mesfushën yllit të Sampdorias.

Dennis Praet është objektivi i ri i Milanit për vijën e mesfushës.

Marco Giampaolo ka kërkuar transferimin e Lucas Torreiras, por transferimi i uruguaianit në San Siro është një mision mjaftë i vështirë dhe tani Milani është kthyer kah Praet.

Siç raporton Tuttosport, Sampdoria ka kërkuar nga Milani 25 milionë euro për ta lënë të lirë Praet, mirëpo kjo shifër i ka frikësuar Rosonerët se mund të përballen me FFP.

Kryesia e Milanit është e gatshme për t’ia bërë dhuratën e parë trajnerit Giampaolo dhe do të fillojë bisedimet me Sampdorian.

Mesfushori belg gjithashtu është i gatshëm për të bërë hapin e madh në karrierë dhe dëshiron ribashkimin me Giampaolon te Milani.

Komento: