
Gili po vazhdon të cilësohet si një prej këngëtareve më të suksesshme kosovare.
Ajo u bë që nga fillimi më e preferuara e publikut dhe këngët e saj përherë dëgjohen me nostalgji, përcjell ORAinfo.
Gili është shumë e përfolur sidomos për paraqitjet e saj.
Së fundi, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në shoqëri të Shkurte Fejzës, Violeta Kukajt dhe Edona Llalloshit.
Të veshura të gjitha me fustanë të bardhë, ato po shkëlqejnë pranë njëra – tjetrës.
Duket së këngëtaret janë duke marrë pjesë në ndonjë incizim për fundvit. /ORAinfo/

