Gili niset për dasmë, frizura ‘gjigante’ dhe fustani me ‘xixa’ morën vëmendjen

21:06 | 04 Gusht 2019

Gili është këngëtarja shumë e njohur dhe e pëlqyer shqiptare.

Që në daljen e parë në skenë ajo mori për vete zemrat e publikut të të gjitha moshave, shkruan ORAinfo.

Këngët e saj që nga ato të parat dëgjohen me nostalgji të madhe edhe në ditët e sotme.

Gilin e gjejmë shumë aktive edhe në rrjete sociale krahas angazhimeve që i ka në profesion.

Sot ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe po shkëlqen me këtë pamje./ORAinfo/

Komento: