
Këtë rast Gili e ka lajmëruar në polici.
Këngëtarja e mirënjohur, Gili, ka treguar se faqja e saj e fansave në Facebook është hakuar.
“Faqja është hakuar, e ka marr dikush, poston çka të don në emrin tim aty në Facebook.
Më vjen shumë keq, e kam bërë publike, e kam lajmëruar edhe në polici, shpresoj që kthehet, ka qenë faqe e verifikume”, ka thënë Gili në emisionin “1 Kafe prej shpisë” të RTV21.
Ndryshe, edhe këtë vit tekstshkruesi, kompozitori i njohur Ilir Berani dhe Gili kanë realizuar një program muzikor festiv në bashkëpunim me Radiotelevizionin 21
