
Jose Maria Gimenez transferohet në Serie A.
Interi po planifikon ndryshime të mëdha në repartin defensiv për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve, klubi zikaltër po shqyrton seriozisht transferimin e Jose Gimenez si lojtar i lirë, një lëvizje që shihet si shumë strategjike për forcimin e mbrojtjes.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërhyjnë fuqishëm në këtë repart, pasi priten largimet e Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi, duke hapur hapësira për një rindërtim të plotë të vijës së fundit.
Gimenez, i njohur për agresivitetin, eksperiencën dhe lidershipin në fushë, konsiderohet si profili ideal për të sjellë stabilitet dhe siguri në mbrojtjen zikaltër.
Interi nuk pritet të ndalet me kaq, pasi plani përfshin afrimin e dy mbrojtësve të rinj, duke sinjalizuar një ndryshim të qartë strategjik për sezonin e ardhshëm.
Merkatoja verore pritet të jetë vendimtare për Interin, dhe lëvizjet në mbrojtje mund të përcaktojnë ambiciet e klubit në Itali dhe Evropë.