Giovinco bëhet me skuadër të re, ja cila është – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Giovinco bëhet me skuadër të re, ja cila është

09:27 | 31 Janar 2019

Më në fund, Sebastian Giovinco nuk ëshë më pjesë e Torontos.

Sebastian Giovinco është larguar edhe zyrtarisht nga Toronto, pasi ka kaluar në Arabinë Saudite.

Sulmuesi italian u largua nga MLS, për ta kompletuar kalimin e tij te Al-Hilal.

Giovinco kaloi te skuadra arabe për 5 milionë euro nga Toronto.

Italiani ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Al-Hilal, ku është prezantuar edhe zyrtarisht.

Komento: