Giresse ndryshon listën e të fruarve për ndeshjet e nëntorit

19:35 | 11 Nëntor 2022

Ndryshohet lista e të ftuarve nga Giresse për ndeshjet e nëntorit.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka ndryshuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit, kundër Armenisë më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe me datë 19.

Toni Domgjoni, futbollisti i Vitesse, është larguar nga lista e në vend të tij është futur Eris Abedini i Winterthurit.

Dy futbollistët tjerë që i janë shtuar listës janë Kreshnik Hajrizi i ekipit Lugano dhe Ermal Krasniqi i FC Ballkanit.

Të dy ndeshjet miqësore të Kosovës do të transmetohen direkt në Klan Kosova.

Komento: