Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e muajit nëntor.
Kosova më 16 nëntor përballet me Armeninë, në ndeshjen e parë të këtij muaji dhe më pas Ishujve Faroe, më 19 nëntor.
Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj.
Ilir Krasniqi (Llapi), Lindon Emërllahu dhe Lumbardh Dellova nga Ballkani dhe Muharrem Jashari (Drita) janë katër lojtarët e ftuar nga Superliga e Kosovës.
Emra të rinj janë edhe Jozef Pukaj, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Agon Sadiku dhe Arianit Ferati.
Lojtarë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Valon Berisha, Arjanet Muric, Bersant Celina, nuk janë grumbulluar fare.
Stërvitja e parë e ‘Dardanëve’ është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Lista e plotë: