Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit

16:23 | 17 March 2023

Ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024 po afrohen. Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet prej ditës së hënë në hotel “Emerald” për të filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt qëllimit final, kualifikimit në Evropian.

Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 futbollistë. Tani është koha që lojtarët tanë, formën e mirë që po e kalojnë në klubet e tyre ta bartin në ekipin përfaqësues dhe të krijojnë një sinergji të fortë për të arritur suksesin historik.

Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve.

Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Komento: