Giroud tregon se sa ekipe janë në garë për Scudetton

23:40 | 02 August 2023

Giroud: Për Scudetto do të jenë në garë 5-6 skuadra.

Futbollisti i Milanit, Olivier Giroud ka folur për synimet e “Rossoneri” në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez mendon se Serie A do të jetë mjaft interesante në edicionin 2023/24, ndërsa mendon se për Scudetto do të luftojnë disa skuadra, shkruan Gazeta Express.

Natyrisht, në mesin e tyre ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelseat e përfshiu edhe ekipin Kuqezi, i cili e kishte fituar titullin e kampionit vitin e kaluar, ndërsa së fundmi e fitoi atë Napoli.

“Për Scudetto do të jenë kandidate 5-6 skuadra, njëjtë si vitin e kaluar dhe sikur para dy vjetësh. Napoli, Inter, Juve, Lazio e Roma. Do të jetë e vështirë, por jemi mjaft të gatshëm dhe të motivuar”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi francez për “Milan TV”.

Ai foli edhe për turneun amerikan dhe për përgatitjet e gjysmëfinalistit të Ligës së Kampionëve atje.

“Ndjenjat janë të mira, por unë isha i lodhur paksa për këto ndeshje. Barcelona vrapoi shumë. Mund të përmirësohemi ende në presing. Jemi duke punuar. Jam i lumtur për djelmoshat e rinj, të cilët janë bërë pjesë e skuadrës. Ata e kanë një mentalitet të mirë, të duhur. Këto ndeshje do t’i shfrytëzojmë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë më të mirë kur të fillojë sezoni”, përfundoi Giroud.

Komento: