Sulmuesi Olivier Giroud edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se francezi ka arritur marrëveshje me klubin italian për rinovimin e kontratës që i skadon verën tjetër.
Thuhet se Giroud ka pranuar ta rinovojë kontratën edhe për një vit dhe gjithçka do të bëhet zyrtare para fillimit të Kampionatit Botëror.
Te Milani janë të kënaqur me paraqitjet e francezit, i cili ka treguar formë të mirë këtë edicion.
36-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Milanit prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Chelsea.