Gjakova pjesë e programit ndërkombëtar “Youth Empowered” për fuqizimin e të rinjve

15:56 | 30 Shtator 2025
Gjakova pjesë e programit ndërkombëtar “Youth Empowered” për fuqizimin e të rinjve

Gjakova është bërë pjesë e programit “Youth Empowered”, një iniciativë që synon të ofrojë mundësi dhe mbështetje për të rinjtë në zhvillimin e aftësive, edukimin dhe angazhimin qytetar.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka theksuar rëndësinë e këtij programi për komunitetin lokal:

“Ky është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve tanë, duke i ofruar atyre mundësi të reja për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e Gjakovës dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre,” tha Gjini.

Komento: