Gjakova rikthehet në Telekomin e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gjakova rikthehet në Telekomin e Kosovës

17:32 | 18 Mars 2019

Komuna e Gjakovës është rikthyer sot në Telekomin e Kosovës, duke nënshkruar kështu kontratë trevjeçare me kompaninw mw tw madhe telekomunikuese nw vend.

Telekomi i Kosovës është duke vazhduar me realizimin e strategjisë për rikthimin e fuqishëm, në kuadër të së cilës është edhe rikthimi i institucioneve, të cilat deri më sot nuk ishin pjesë e kompanisë sonë.

Drejtori i Shitjes z. Demir Limaj dhe kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë, në një afat trevjeçar.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, z. Limaj pohoi se për Telekomin e Kosovës çdo konsumator është i vlefshëm, por, rikthimi i konsumatorëve të humbur ka vlerë të shtuar.

“E kemi shumë të qartë se ne operojmë në kushte jo të barabarta me konkurrencën, por, sa i përket cilësisë së produkteve, jemi të pakonkurrencë dhe kjo ka bërë që edhe Komuna e Gjakovës të rikthehet në Telekomin e Kosovës”, shtoi drejtori i Shitjes z. Demir Limaj.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini ka shprehur besimin e plotë në shërbimet dhe produktet e Telekomit të Kosovës.

“Padyshim që ne si institucion kemi nevojë për shërbime dhe produkte shumë cilësore andaj përzgjedhja e Telekomit është shumë e qëlluar për ne”, shtoi kryetari z. Gjini.

Menaxhmenti i korporatës i ka vënë vetes synim që të rikthejë çdo konsumator të humbur dhe njëkohësisht të shtojë edhe shumë konsumatorë të rinj.

Komento: