Gjakova zbukurohet për festat e fundvitit, Çarshia merr pamje mahnitëse

18:46 | 10 Dhjetor 2020

Gjakova është zbukuruar për festat e fundvitit,

Nga fotografit e publikuara, shihet se qyteti i kulturës ka zbukuruar ambientet e lokaleve në “Çarshinë e Vjetër” të Gjakovës’, me drita dhe zbukurime të tjera.

Jo veç Gjakova, po edhe fshati i saj Pjetërshan ka magjepsur edhe sivjet me dekorimin për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Edhe kësaj radhe shumë të rinj të këtij fshati të Gjakovës, por edhe fshatrave përreth kanë punuar, që Pjetërshan të duket përrallor, së paku për festat e fundvitit.

Shumë vizitorë e vizitojnë këtë fshat për festat e fundvitit, për t’i parë nga afër bukuritë dhe zbukurimet e këtij fshati.

Komento: